Azilkërkuesit, ambasadori gjerman: Mos cënoni liberalizimin e vizave
Kërkesat për azilGjermani janë kthyer në një shqetësim për këtë shtet. Ambasadori gjerman në Tiranë Helmut Hoffman në një takim me Zëvendës ministren e Brendshme Elona Gjebrea theksoi se kërkesat për azil nga shtetas shqiptarë janë të shumta por pak prej tyre miratohen.

Sipas tij shumica e azilkërkuesve janë emigrantë ekonomikë dhe jo të përndjekur politik. Hoffman bëri të ditur se një rol të rëndësishëm në shtimin e kërkesave për azil politik luan fenomeni i gjakmarrjes.

Ai bëri apel që viktimat e këtij fenomeni të merren në mbrojtje.

"E përshëndesim qeverinë shqiptare që po merret me çështjen e rritjes së numrit të azil kërkuesve në vendet e Shengenit. Rritja e ndjeshme e azilkërkuesve shqiptar në Gjermani ka krijuar shqetësim të madh. Ne jemi shumë krenar në traditën tonë në procesin e azil aprovimit. Kjo na kthen në përvojën tonë me regjimin totalitar. Të gjithë atyre azilkërkuesve që janë të përndjekur nga politika ja aprovojmë kërkesën. Është mjaft e qartë që shumica e këtyre janë emigrantë ekonomik. Kjo është e qartë që sa më shumë emigrantë vinë për arsye ekonomike aq më e vështirë bëhet aprovimi i kërkesës. Bëhet edhe më i vështirë aprovimi i flitit për ata që janë të përndjekur politik. Në qoftë se do të shikojmë numrin e azilkërkuesve në gjermani do shohim se vetëm një numër i vogël arrijnë të marrin azilGjermani. Po të shikojmë statistikat nga 100 azil kërkues i aprovohet kërkesa vetëm 1 personi", u shpreh ambasadori Hoffman.

Ai bëri me dije se kërkesat për azil janë kthyer në një mënyrë biznesi për shumë njerëz që duan të marrin lejen e qëndrimit në Gjermani.

"Kjo bëhet një mënyre biznesi për shumë njerëz që shfrytëzojnë këtë si një mënyrë për të marrë lejen e qëndrimit në Gjermani. Kjo është e gabuar. Fenomeni i gjakmarrje luan një rol të madh në procesin e azilkërkimit. Ne kemi një lutje për autoritetet shqiptare që të ndëshkojnë ata që kërcënojnë me gjakmarrje dhe ata që janë viktima të këtij fenomeni ti marrin në mbrojtje. Në qoftë se nga të dyja frontet bëhet progres atëherë mund të marrim situatën e azil kërkimit në dorë. Duhet të them edhe që liberalizimi i vizave është një arritje shumë e madhe dhe kjo nuk duhet të cenohet nga zhvillime të tilla", theksoi Hoffman. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2014, ora 18:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori