Azerbajxhani mbështet gazsjellësin transadriatik
Qeveria e Azerbajxhanit mbështet gazsjellësin transadriatik. Në një prononcim për "Bussiness Week" zëvendësministri i Energjisë në Azerbajxhan, Gulmamad Javadov ka deklaruar se TAP është projekti favorit i Qeverisë së Azerbajxhanit, si rruga më e mirë për të transportuar gazin azer në Europë.



"Azerbajxhani shpreson se oferta finale e gazsjellësit transadriatik që do të dorëzohet në fund të marsit do të jetë e fortë dhe konkurruese për t'u zgjedhur si korridori jugor i transportit të gazit në Europë", është shprehur Javadov nga Athina.

Projekti 800 kilometër i gjatë zotërohet nga tre gjigandë të fushës energjetike, norvegjezja "Shtatoil", zviceriania Egl dhe gjermanja Eon Rurgas, shkruan TCH.


"TAP ka qenë gjithmonë teknikisht i mirë, financiarisht i fortë dhe fizibël. Marrëveshja trepalëshe i jep projektit themele të forta politike dhe ligjore si një shans i mirë për të qenë pjesë e korridorit jugor të gazit," ka vazhduar Javadov. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2013, ora 15:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori