Azemi u përket të gjithë shqiptarëve
Ky është varrimi i vërtetë që i bëhet Azemit. Është një “ringjallje” e Azemit. Kështu e cilëson Fatmira Hajdari rivarrosjen e Azemit tek Dëshmorët e Kombit. I priti të gjithë, të majtë dhe të djathtë, qytetarët nga të gjitha trojet e shqiptarëve. Dhe në fund të ditës së djeshme u ndje e lehtësuar pasi pas të gjitha nderimeve që i janë bërë Azemit, bashkëshortit të saj, më në fund u bë varrimi i vërtetë i heroit të demokracisë.


Fatmira Hajdari thotë për “Gazeta Shqiptare”, se kjo ceremoni erdhi në kohën pasi Azemi kishte marrë vlerësimet më të larta nga shteti, ndaj nuk heziton ta quajë zhvendosjen e eshtrave të tij nga Sharra tek Dëshmorët e Kombit si varrimin e vërtetë të tij.


"Azemi u përket të gjithë shqiptarëve. Në Varrezat e Dëshmorëve nuk ka dëshmorë që i përkasin të majtës apo të djathtës. Mund të them se shumë prej personazheve që sot i përkasin forcës së majtë politike, mund të flasin për vlerat e Azemit, shumë më tepër sesa unë që kalova përkrah tij një kohë të gjatë" shprehet ajo. /albeu.com/


Shtuar më 13/09/2013, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori