Azem Vllasi ambasador i Kosoves ne Mal te Zi
Pëlqej
Albeu.com
Ish-funksionari kosovar komunist, Azem Vllasi do të emërohet si ambasadori i parë i Kosovës në Mal të Zi. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta e Podgoricës "Dan", e cila thirret në burime diplomatike të Prishtinës.Sipas kësaj gazete, ish-politikani Vllasi, tanimë avokat i pavarur, pritet të fillojë detyrën e re në pranverë të vitit të ardhshëm. Azem Vllasi deklaroi për "Dan" se me kënaqësi do të pranonte detyrën e ambasadorit të pare të Kosovës pas pavarësimit të saj në Podgoricë. Mali i Zi është një nga vendet e fundit qësë bashku me Maqedoninë më 9 tetor njohën pavarësinë e Kosovës
Shtuar më 16/11/2008, ora 23:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori