Basha: Azem Hajdari u vra se ishte mbrojtës i demokracisë
Pas homazheve të zhvilluara në Pallatin e Kongreseve, arkivoli me eshtrat e Heroit te Demokracisë, Azem Hajdari u drejtua këtë pasdite në drejtim të Varrezave të Deshmoreve te Kombit.

Kreu i PD-se, Lulezim Basha ka shprehur vleresimet me te larta per te dhe vepren e tij.

“Ai ishte prijesi i levizjes studentore, e ndaj u vra. Se kishte qene protagonist per hapjen demokratike te vendit, se kishte qene themelues i PD, se kishte qene mbrojtes i demokracise dhe ceshtjes kombetare. Nuk eshte e vertete se permbuysja e komunizmit u be ne menyre paqesore, levizja per demokraci ka dhene liderin e saj te pare, nuk e vrane ne betejen ballore te fillimit, por ne pabesine e revanshit. Sot figura e tij apelon per unitet dhe bashkim per vlerat kombetare”- tha Basha.

“Ai pason rilindësit më të shquar për vlerësimet institucionale qe ka marre, se lëvizja e dhjetorit shënoi ndarjen nga dikatura, kjo ishte dhe mbetet rilindja e vërtete e vendit”- tha Basha. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2013, ora 14:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori