Avokatja Arnida Çapi, mendimi lirë për çështjen Veliu vs. "Lapsi"
Avokatja Arnida Çapi, përmes një statusi në Facebook ka sqaruar çështjen ligjore të ngritur tashmë para drejtësisë nga gazetari Muhamed Veliu kunder Lapsi.al.

Sipas avokates me objekt shpërblim dëmi për shpifje e fyerje dhe përgenjeshtrim të lajmit, ndodh të degjojmë një opinion të rastit nga një tjetër gazetar i njohur i politikës shqiptare.

Ai na tha: "…Nuk pritet mirë të kundërshtosh në gjykatë një koleg, se kjo ndodh me të gjithë, edhe me mua ka ndodhur dhe realiteti është që mund të qarkullojne zëra, por përballja me të vërtetën e tyre gjyqësisht, dhe me kolegë, nuk ja vlen, madje dhe nuk është etike…"

Të them të drejtën, për mua ky ishte një verbalizim i asaj çfarë kam gjykuar për sa i përket raportit me të vërtetën e medias shqiptare, pa e përgjithsuar,

Për nivelin e papërgjegjshmërisë etike dhe ligjore të kësaj pjese në raport me të vërtetën dhe me respektimin e të drejtave të personalitetit të tjetrit. Por këtë herë, nuk bëhej fjalë për çdo të pavërtetë, por se çështja në fjalë është mes kolegësh gazetarë.

Sigurisht, gazetaria ka të bëjë me të vërtetën, kritikën, përmes fjalës së lirë, dhe sa e rëndësishme është kjo, po aq dhe rëndon detyrimi i respektimit të kufijve të kësaj lirie. E në këtë rast, këto të drejta: liria e shprehjes dhe e drejta e nderit dhe e personalitetit nuk mund të konkurojnë në prevalim, derisa bëhet fjalë për kufij mes të drejtave, por vetëm për shkelje të tyre.

Eshtë paksa befasuese të kuptosh se pikërisht gazetarët, ndryshe nga çfarë përcakton edhe kodi i etikës së medias, kërkojnë të ruajne si standart, nepermjet ketij “kodi underground”, te shkruajnë, të flasin e publikojnë pa përgjegjësi, të quajnë për të vërtetë çdo thashethem apo zëra korridoresh e të mos marrin mundimin e konfirmimit të lajmit, si të thuash, të shesin në tregun e lajmit si e sa të mundin thjesht me qëllim fitimi, pa përgjegjësi për shkeljen e dispozitave ligjore dhe etike e pa u përgjigjur për dëmin që shkaktojnë.

Besoj, se ata që janë komfort në këtë lloj tregu, ata që nuk e konsiderojnë etikë kërkimin e të drejtës së shkelur në një rast të tillë, nga ana e po një gazetari, duke e konsideruar si një shkelje të atij kodit të heshtur kanë bërë kompromis me këtë sistem.

"Për mua kanë shkruar filani… dhe e kam lënë"… -Sigurisht që e ke lënë, sepse edhe ti bën të njëjtën gjë. Ti nuk ruan sistemin apo kolegët, ti thjesht ruan veten, prandaj kërkon që ky sistem të mos preket, që të të ruaj ty.

Por, po ta shohim ftohtë, ky lloje sistemi derisa funksionon në ë
një mënyrë të caktuar, do të thotë se ka rregullat e veta, qofshin këto herë pas here në kundërshtim me ligjet e fushës, e kështu mund te themi se thjesht kemi të bëjmë me rregulla loje, qofshin këto ligjore apo jo. Vetëm një gjë bën dallimin për mënyrën se si e sheh kushdo: Nëse mendon për tjetrin sikur për veten. Kjo vjen nga përvoja, kur ti je vet pësuesi i dëmit, atëherë e di rëndësinë e tij. E në shoqëri, askush nuk pret që çdokush të niset nga parimi kristian, apo të ndonjë feje tjetër, te mendojme per tjetrin si per veten. Prandaj eshte sistemi ligjor, që të mbrojë ty nga dëmi. Sa e lehtë është të shprehet fjala e lirë, po aq lehtë mund të jesh ti pësuesi i dëmit të ardhshëm.

E për t'iu rikthyer bisedës së rastit, përgjigja ime, krejt miqësore, për sa më takonte si avokate, por edhe sepse besoj në atë që bëj, ishte: Ngrini standartin, e nëse jo, pregatituni që drejtësia të ngreje standartin tuaj. Kjo është pozitive për të gjithë. Sigurisht që një funksion kryesor që drejtësia ka është emancipimi i shoqërisë. Të paktën për mua, kjo është gazetaria që unë do të doja për vendin tim. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2015, ora 08:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori