Avokati shpërthen për listën, Rama: Shëndet e gjithë të mirat!
Pas publikimit të listës së Ramës për 101 zyrtarët, komentuesit kanë shpërthyer në Facebook.

Por një komentues shkruan se punon avokat dhe e ka konsideruar tallava mënyrën se si kryeministri po dënon punonjësit e shtetit.

Avokati: Nuk do komentoja kurre te nje status joti, nuk e kam bere edhe kur ti padrejtesisht me ke mbajtur ne goje ne Parlament por sinqerisht je gabim.

Mos nxit kete loje se eshte tallava qe nuk ka fund. Pertej cdo gjeje ky vend ka nevoje per me shume pune dhe pak llafe. Puno, leri llafet.

p.s eshte komenti im i pare dhe i fundit te faqja juaj, por si profesionist i ri e qe ndoshta mendoj ndryshe nga ty po qe e dua mbase dhe me shume se ty Shqiperine Europiane nuk dua ta besoj qe vendi im te kthehet ne nje fushe te madhe tallavaje.

Rama: Adriatik e para une nuk te njoh dhe s’te kam mbajtur ndonjehere ne goje sic thua ti, sepse eshte hera e pare qe degjoj per ty permes ketij komenti qe ke bere ketu!

E dyta tallavane shko gjeje aty ku luhet kjo lloj muzike, nderkohe qe mund te te ndihmonte te lexoje shpjegimin qe kam bere ne kete postim, per te kuptuar se nese te ka dale emri, as ta kam nxjerre une dhe as dalja e emrit ka ndonje qellim cfaredo ndaj teje e kujtdo tjeter qe i ka dale emri, jo prej meje, po prej komentuesve te postimit Eksperienca Juaj Negative!

E treta, fjalia jote “Puno leri llafet”, eshte shprehje e nje brutaliteti qe tregon ne rastin me te mire padije, por kjo eshte ceshtja jote jo imja! E katerta, se sa e do ti Shqiperine une nuk e di dhe nuk kam asnje tager as ta mas e as ta perdor si njesi matese, por me ane tjeter ti nuk ke asnje lloj shansi te vleresosh se sa e dua une Shqiperine!

Dhe e fundit, Adriatik, meqe i thua vetes profesionist i ri, nje cilesim qe une nuk e di cfare do te thote tamam ne fakt, beji hyzmetin profesionit ne radhe te pare duke mesuar te lexosh pa paragjykime dhe te gjykosh pa paramendime!

Shendet e gjithe te mirat, per fushen e tallavase mos ki asnje merak se do ta shohesh shpejt qe ne fakt kjo eshte nje fushe e re ne sherbim te vendit, e cila me tallavane s’ka asnje lidhje tjeter pervecse kur gabimisht e komentojne si te tille individe te keqkuptuar si puna jote. /albeu.com/

Shtuar më 13/07/2017, ora 13:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori