Avokati nuk i jep mijëra eurot, 35-vjeçari e padit në polici
Një klient ka paditur avokatin e tij në polici.

Kjo për shkak se sipas tij avokati nuk pranon t'i japë një shumë eurosh te fituara nga një proces gjyqësor.

Burime nga Policia e Tiranës thanë se, janë referuar në prokurori për 69-vjeçarin me inicialet B. M., banues në Tiranë, avokat.

Dyshohet se ka përfaqësuar me prokurë në një proces gjyqësor, 35-vjeçarin me inicialet A. T., banues në Tiranë dhe një shumë eurosh, të fituar nga kjo çështje, nuk pranon t’ia kthejë.

Njoftimi i policisë për denoncimin:

Më datë 04.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.M, vjeç 69, banues në Tiranë, avokat, pasi dyshohet se ka përfaqësuar me prokurë në një proces gjyqësor, shtetasin A.T, vjeç 35, banues në Tiranë dhe një shumë eurosh, të fituar nga kjo çështje, nuk pranon t’ia kthejë. Neni 135 i Kodit Penal. /albeu.com/


Shtuar më 06/01/2018, ora 16:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori