Avokati i Tahirit tregon rrugën që do të ndjekin në ish-ministri dënohet
Avokati i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit deklaroi se prokuroria në konkluzionet përfundimtare nuk solli asnjë prove të re.

Në një deklaratë për median avokati Maks Haxhia bëri me dije se nëse Tahiri do të dënohet, ai do të ndjekë të gjithë rrugët ligjore për tu ankuar dhe për t’iu drejtuar gjykatave më të larta.

Pjesë nga komunikimi me gazetarët:

Nëse klienti juaj do të dënohet çfarë do të bëni?

Maks Haxhia: Respektin ndaj ligjit, do zbatojmë të drejtën tonë për tu ankuar dhe drejtuar gjykatave më të larta.

Çfarë materiale të reja ka sjellë prokuroria në konkluzionet përfundimtare?

Maks Haxhia: Të gjitha materialet që ishin tani ishin copy paste dhe jo të bëra mirë. Përkundrazi ne sollëm një material që ishte skandaloze dhe që në atë moment Prokuroria po të kishte njëcikë dinjitet profesional do të pushonte hetimin e kësaj çështje për shkak se një prej të pandehurit, siç ishte Gjergj Kohila ka bërë email drejtuar një prej prokurorëve, fatmirësisht atij prokurori që ishte sot në seancë për të marrë në përgjegjësi penale Habilajt.

Në çfarë periudhe ja ka dërguar?

Maks Haxhia: Para 3 vjetësh

Dmth nuk ka asnjë prove të re?

Maks Haxhia: Absolutisht! Madje ajo që ndjej keqardhje profesionale është që Prokuroria ka sjellë të gjitha materialet e Italisë, ndërkohë që ato janë materiale janë gjykuar nga autoritetet italiane dhe ka qenë vetë prokuroria që i është drejtuar Gjykatës italiane që të pushojë çështjen.

Gjykata italiane i ka mbajtur 6 muajt në dorë, i ka studiuar mirë dhe ka vendosur pushim të çështjes në ngarkim të Tahirit.

Kjo do të thotë që të gjithë episodet që janë caktuar aty nuk duhet të silleshin në gjykatën shqiptare. Duke parë që procesi ngeli në këtë fazë dhe prokuroria në fillesat e saj tha ne kur iu drejtuam parlamentit jemi mbi bazën e materialeve italiane.

Materialet italiane e nxorën të pastër Tahirin, në këtë moment Prokuroria bëri manovrën tjetër, duke u lidhur me 3 oficerët e policisë për ta çuar deri në fund atë ngarkesë që kishin marrë përsipër për ta vënë Tahirin përpara përgjegjësisë penale
Shtuar më 10/09/2019, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori