Avokati i Shullazit: Nuk lejohem ta takoj, klienti im nuk i pranon...
Avokati i Emiljano Shullazit pengesën për të takuar klientin e tij nga Policia, e cila i ka kërkuar lejen e prokurorisë së Krimeve të Rënda e ka quajtur "Pengesë artificiale".

"Të drejtën për të marrë kontakte me të ndaluarin e njeh kodi i procedurës penale…artificë e krijuar për të na penguar në ushtrimin e detyrës sonë. Na u kërkua leje nga prokurori i krimeve të rënda për të takuar klientin", deklaroi avokati Alban Qafa.

Sipas tij, të ndaluarit nuk i pranojnë akuzat që janë ngritur ndaj tyre. Kujtojmë se Shullazi u arrestua të dielën bashkë me dy shokët e tij pasi akuzohen se u vinin gjobë biznesmenëve të ndryshëm dhe i kërcënonin më pas. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2016, ora 14:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori