Avokati i Popullit trajnon administratën vendore
Pëlqej
Avokati i Popullit bën me dije se në kuadër të projektit “Mbështetja e Mbretërisë së Danimarkës për Avokatin e Popullit Shqiptar- Më pranë komuniteteve lokale, shoqërisë civile dhe medias 2012-2015”, Avokati i Popullit nisi të zbatojë nga muaji shtator e në vijim, një nga aktivitetet më të rëndësishme dhe ambicioze të tij, trajnimin e administratës të pushtetit vendor në të gjithë vendin.

Organizimi i këtij turi trajnimesh do të kryhet nga Institucioni i Avokatit te Popullit në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të shoqërisë civile, që kanë njohje të gjerë të fushës dhe problematikave te qytetarëve me administratën vendore.

Nisur nga analizat dhe studimet e kryera në vite nga Avokati i Popullit mbi numrin e ankesave te qytetareve dhe objektin e tyre, rezulton se numri më i lartë i ankesave lidhen në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe kërkojnë zgjidhje nga administratat e pushtetit në nivel vendor.

“Trajnimet do të zhvillohen në 24 njësitë më të mëdha të qeverisjes vendore. Konkretisht, gjatë këtij viti, ky cikël trajnimesh do të zhvillohet në Vlorë, Sarandë, Dropull, Berat, Lezhë, Shkodër, Kukës, Fier, Lushnje, Elbasan, Korcë, Pogradec, Durrës dhe Tiranë. Ndërsa numri total i të trajnuarve të administratës në nivel vendor do të jetë rreth 750 vetë në të gjithë vendin” thuhet ne njoftimin per mediat.
Shtuar më 01/09/2014, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori