Avokati i Popullit dorëzon në Kuvend dosjet e aplikantëve për vettingun
Avokati i Popullit dorëzoi sot në Kuvendin e Shqipërisë, listat dhe dosjet e kandidatëve aplikues që plotësuan dokumentacionin e munguar për pozicionet e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

NJOFTIMI I AP

Avokati i Popullit në përmbushje të detyrimeve ligjore për zbatimin e Reformës në Drejtësi, në bazë të Vendimit nr.18/2017 të Kuvendit të Shqipërisë, “Për kthimin e dosjeve të kandidatëve që kanë shprehur interesin për të kandiduar për institucionet e Rivlerësimit tek Avokati i Popullit për riplotësim të dokumentacionit”, si dhe ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dorëzoi sot, në Kuvendin e Shqipërisë:

1- Listën me kandidatët që kanë përmbushur kriteret formale për secilin pozicion (84 kandidatë)

2- Listën me kandidatët që nuk kanë përmbushur kirteret formale për secilin pozicion (109 kandidatë)

3- Letrën e zj. Genoveva Riuz Calavera, drejtuar Avokatit të Popullit për përcjelljen e vlerësimit dhe rekomandimeve të vëzhguesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

4- Rekomandimet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit;

5- “Protokollin për vlerësimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve (2)” , midis komisionit Ad-Hoc për mbështetjen e Avokatit të Popullit, në lidhje me reformën në drejtësi dhe nga ana tjetër prej ekspertëve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

6- Stafet e Kuvendit dhe të Avokatit të Popullit do të fillojnë procesin e inventarizimit të dosjeve për secilin kandidat./albeu.com/

Shtuar më 07/04/2017, ora 13:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori