“Arratiset” drejt Francës, pamjet e ëmbla nga pushimet e Adelina Ismajlit (FOTO LAJM)

Adelina Ismajli ka nisur pushimet me familjen!

Këngëtarja shqiptare ka udhëtuar bashkë me partnerin Vali dhe djalin e saj të vogël Uliks, drejt Francës, aty ku po shijon disa ditë relaksi.

Pas qëndrimit disa mujor në Kosovë, bashkë me Valin dhe djalin Uliksin, Ismajili është kthyer në Zvicër.

Prej aty, duke shfrytëzuar afërsinë dhe lehtësinë e udhëtimit, familja ka udhëtuar drejt Francës për disa ditë pushimesh.

Këngëtarja ka ndarë disa momente të adhurueshme me familjen dhe dashurinë e saj të madhe për Francën.

Nuk mungojnë edhe rastet kur dyshja tregohet e kujdesshme në vendet e populluara për të vendosur maskën dhe mbajtur distancën.

Më i lumturi nga të gjithë duket Uliksi i vogël, i cili është rritur tashmë dhe është bërë shoku më i mirë i mamit!


Shtuar 28.08.2020 09:52