Avokati i
Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ishte i ftuar në Fax News ku foli për vendimin e sotëm të Gjykatës së Apelit e cila la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për
Krimet e
Rënda, masën “arrest me burg” por foli gjithashtu edhe procesin në tërësi.
Beqiri tha se Haxhia ka kryer deri më tani një dënim prej më shumë se 6 vitesh, ndërkohë që sipas tij një person mund të mbahet me këtë masë maksimumi për 3 vite.
Ai theksoi se deri në momentin kur edhe do të ndërtohet
Gjykata e Lartë ku edhe ka kaluar çështja në fjalë, do ishte mirë që ndaj klientit të tij të ishte bërë ndryshimi I masës së sigurisë.
Beqiri tha se deri më tani Haxhia ka deponuar rreth 30% të asaj çfarë ka denoncuar, ndërsa shtoi se ai është keqtrajtuar në burg për shka të vendimit të tij për të mos u tërhequr nga akuzat që ka ngritur ndaj disa ish-zyrtarëve të lartë për vrasjen e Azem Hajdarit.
“Ne kemi parashtruar faktin se maksimalja e kohës së paraburgimit, mund të qëndrojë 3 vite dhe nuk mund të zgjasi më shumë ky afat. Ndnërsa
Izet Haxhia ka 6 vjet i paraburgosur, dyfishi i assaj që parashikon ligji dhe asnjë person tjetër nuk e ka kalur. Ndaj ju kërkuam që ta dërgojnë në “arrest shtëpie”, tha Beqiri.
Është i qëllimshëm moskompetenca e Krimeve të
Rënda?
Beqiri: Derisa e ka gjykuar
Gjykata e Shkallës së Parë dhe i ka dënuar këta persona, po kjo gjykatë e kishte për detyrë ligjore për ta shqyrtuar çështjen.
Krimet e
Rënda është gjykatë Speciale dhe i rëndohet pozita
Izet Haxhisë. Paaftësia sundon, politika ka ndikimet e veta, dhe për ta hequr qafe e dërguan tek
Krimet e
Rënda. Kjo e fundit juridikisht duhej të ndryshonte masën e sigurisë. Se çfarë vendos
Gjykata e Lartë kur të krijohet, po se bëri as
Gjykata e Apelit.
Gjykatësit e Apelit kanë lindur me kurrizin e përthyer ndaj politikës dhe nuk japin dot vendime në bazë të ligjit. Janë të frikësuar në palcë dhe mendojnë se kështu zbatohet ligji. Sot u krijua një precedent i rrezikshëm. Para se të vija këtu më mori në telefon
Izet Haxhia i cili me një shqetësim të madh më tha se deri në momentin që kam mbërritur tek
Krimet e
Rënda ka ndryshuar komplet trajtimi që më bëhet. Nuk zbatohet asnjë rregull, kam provokime të njëpasnjëshëm, më keqtrajtojnë, ai incidenti i famshëm. Kur ndërpreu deponimet në Prokurori e respektonin shumë mirë, sa filloj sërish, iu sulën. Me të vetmin person që thotë është korrekt është personi që do të jetë pjesë e BKH-së. Ai ka paralajmëruar një grevë urie dhe nuk do ta ndërpresë deri sa të lejohet të jepë të gjitha deponimet e tij.
A mendoni se SPAK do të bëjë një hetim të drejtë me
Izet Haxhinë?
Beqiraj: Deri më tani ka dhënë deponime vetëm për 30% të akuzave që ka bërë, dhe ka shumë gjëra që jo vetëm përputhen, por janë edhe në rrugën e duhur. SPAK-u mendoj se do të hedh dritën nëse Haxhia ka lidhje me vrasjen e Hajdarit, apo është një person tjetër, ai person që e ka nxjerr në pritë Azem Hajdarin. Atë do ta gjykojë
Gjykata e Lartë
Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për
Krimet e
Rënda “arrest me burg” për
Izet Haxhinë.
Çështja do të çohet në Gjykatën e Lartë për konflikt kopetence.
Gjykata e Krimeve të
Rënda thotë se kjo çështje është në kopetencë të gjykatës së shkallës së parë Tiranë./faxweb
Shtuar më 28/10/2019,
ora 19:04