Avokati i Elivar Golemit: Masa e sigurisë ‘arrest me burg’ në kundërshtim me ligjin
Avokati i kryeinspektores së BSH-së së arrestuar mbrëmjen e 5 shtatorit
Elivar Golemi deklaroi sot se masa e sigurisë “arrest me
burg” për Golemin është e paligjshme.
“Masa e sigurisë ‘arrest me
burg’ në mungesë ndaj
Elivar Golemit është në kundërshtim me ligjin.
Procedura e ndjekur për arrestimin e
Elivar Golemit, është e paligjshme, kjo
procedura e ndjekur na heq mundësinë e mbrojtjes në Gjykatën e Shkallës së Parë. Do të kërkojmë ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit. Mosparaqitja në komisionin e ekonomisë, jo masë rënduese, masa më e lehtë nuk do cënonte hetimet”, tha Shanaj në një deklaratë për mediat pasi vizitoi sot klienten e tij në ambientet e Policisë së Tiranës. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014,
ora 13:32