Avokati i dentistes plas "bombën": Kush e futi në kurth Olesian?
Ndërkohë që stomatologia e "vip-ave" gjendet në burg për akuzën e rëndë "mashtrim" për shuma të mëdha parash, avokati i saj ka lëshuar "bombën".

Sipas avokatit të Olesia Dukës, e akuzuara për mashtrimin e të paktën 11 biznesmenëve është përdorur për pastrim parash nga 11 biznesmenët.

"Klientja ime është përdorur nga të gjitha subjektet, të 11 janë të organizuar, kanë njohje me njëri tjetrin dhe e kanë përdorur për pastrimin e lekëve që ato kanë pasur.

Olesia në bankë ka kaluar 135 mijë euro më tepër subjektit Ama.

Kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal në Durrës, sillte euro te exchange në Tiranë dhe merrte lekë. Përmes Olesias se donte të bënte pastrim parash.

Kishin marrëdhënie tregtare, lekët janë bërë cdo ditë konvertime, merreshin në Durrës dhe konvertoheshin, arsyeja duhet të hetohet, klientja ime është përdorur nga kjo shoqëri dhe në fillim është ofruar se ka pasur nevojë për vlera financiare.

Ka qenë një konverrtim i përditshëm i vlerave monetare, jo thjesht marrje borxhi, lekët kanë kaluar nga shoqëria Ama te shoqëria që ka Olesia, e merrnin në lekë, pra s’ishte më marrëdhënie biznesi.

Olesia është përdorur nga të gjitha subjektet, të 11 janë të organizuar, kanë njohje me njëri tjetrin dhe e kanë përdorur për pastrimin e lekëve që ato kanë pasur. Në bankë Olesia ka kaluar 135 mijë euro më tepër subjektit Ama", ka treguar Llangozi në Neës 24. /albeu.com/




Shtuar më 02/03/2018, ora 11:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori