Avokati i Balilit nxjerr detaje të reja: Ishte vetëdorëzim i plotë
Pëlqej
Baftjar Rusi, një nga avokatët e Klement Balilit ka dhënë disa detaje të reja në lidhje me dorëzimin e tij.

“Para 1 viti kemi qenë tek ky TV, vëllai i Klement Balilit, Bashkimi dhe kam qenë dhe unë. Kemi deklaruar që në një moment të caktuar ai do vetëdorëzohet. Ishte momenti sepse mbaroi afati i hetimit. ǒrëndësi ka ku ishte. Ai doli nga shtëpia e vet sot”, tha avokati Rusi.

Më tej avokati tha se ky nuk ishte një arrestim, por vetëdorëzim i plotë. “Ai është i dorëzuar plotësisht, pasi ishte përgatitur për të shkuar vet në polici. Shqipëria nuk ka bërë hetim, por ka marrë vetëm dosjen greke për Balilin”, shtoi avokati në Neës24. /albeu.com/

Shtuar më 15/01/2019, ora 21:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori