Avokati: Fullanin e shkatërroi xhelozia, pasi është burrë i pashëm dhe që bie në sy
Pëlqej
Avokati i Ardian Fullanit, Maks Haxhia shprehet se Fullanin e shkatërroi xhelozia e disa politikanëve dhe mediave. Në një intervistë për një nga mediat e shkruara, avokati shprehet se ata nuk e duronin dot faktin që Fullani ishte burrë i pashëm dhe që binte në syte.


“I vetmi faj i zotit Fullani është se për shkak të statusit të Guvernatorit, një status mbarëkombëtar, ai ka qenë gjithnjë në dukje, pra në qendër të vemendjes. Bankierëve nuk u lejohet të vishen keq dhe nuk u lejohet të kenë standarde të ulëta, ata nuk duhet të kenë boshllëqë, pasi nuk duhet të joshen nga paratë.
Pastaj zoti Fullani është dhe pak burrë i pashëm dhe kjo ndikon në faktin që është një personalitet që bie ne sy.

Fullani jetoi duke u dukur. Dhe kjo bëri që të krijohen edhe xhelozira në shtresat mendjembyllura të politikës, medias dhe atyre që përdorin media.Dhe kjo u shfrytëzua në një moment që djali i tij adoleshent publikoi dicka në Instagram dhe kjo nuk ka të bëjë fare. Kjo tregoi edhe një herë se disa shqiptarë janë mendjembyllur dhe ne duhet të civilizojmë mentalitetin tonë”, shprehet Haxhia. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori