Avokati: Fullani nën stres, pas gjithë asaj pune e sheh në burg
Pëlqej
Maks Haxhia, avokati i Ardian Fullanit shprehet se klienti i tij vazhdon të jetë i habitur nga akuzat e prokurorisë ndaj tij. Sipas tij në akuzat e ngritura nga Prokuroria, konstatohet se nuk ekzistojnë elementët e veprës penale, të asnjë lloj vepre penale dhe aq më pak të shpërdorimit të detyrës.

“Natyrisht që e konfirmoj, sepse z.Fullani, për mendimin tim kuptohet dhe me aq sa ne jemi njohur me materialin, nëpërmjet Gjykatës dhe jo nëpërmjet organit të akuzës, në të gjithë atë material ne konstatojmë se nuk ekzistojnë elementët e veprës penale, të asnjë lloj vepre penale dhe aq më pak të shpërdorimit të detyrës”, tha ai.

Me tej avokati shprehet se situatat në të cilën ndohet Fullani është një situatë nën stres. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori