Avokatët refuzojnë të mbrojnë Dritan Dajtin
Mungesa e avokatëve mbrojtës ka bërë që Dritan Dajti të braktisë procesin gjyqësor në ngarkim të tij. Në seancën e radhës Dajti deklaroi përpara gjykatës se do të jetë i pranishëm vetëm kur të ketë avokat.

Zvarritja e procesit gjyqësor ndaj tij është bërë një nga shqetësimet kryesore jo vetëm për Gjykatën e Krimeve të Rënda, por për të gjithë sistemin e drejtësisë. Dajti akuzohet për vrasjen e katër policëve të skuadrës speciale operacionale në vitin 2009. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2013, ora 17:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori