Avokatët e Ilir Metës: Videoja e dorëzuar nga Prifti e manipuluar
Avokatët e Ilir Metës kanë deklaruar gjatë një deklaratë për mediat se deklaratat e Priftit ndaj Metës janë vetëm sajesa.

Në këtë deklaratë ata janë shprehur se përfundimet e nxjerra nga ekspertët shqiptarë kishin qenë të njëjta me përfundimet ekspertëve të huaj. Sipas tyre në orën e cila shërben si provë materiale nuk ka filmim Meta-Prifti por një video tjetër.
Në një nga konlkluzionet e ekspertëve shqiptarë , avokatët janë shprehur se në laptop është provuar se në bisedën e regjistruar në këtë video kishte ndërhyrje. “Video është e manipuluar” kanë vijuar më tej deklaratën e tyre avokatët e Ilir Metës.
Një nga konstatimet e tjera të bërë nga ekspertët shqiptarë është edhe ajo mbi nivelin e dëgjueshmerisë së videos, avokatët janëshprehur se voluni i saj ishte shumë i ulët. Sipas tyre biseda ishte nën kufijt e dëgjueshmërisë duke bërë që biseda të mos kuptohej. Një provë tjerë që vërtetonte sipas tyre se Prifti kishte sajuar këtë gjë.
Një argument tjerë që dhanë avokatët ishte edhe DVD-ja e depozituar në Prokurori nga televizioni Top-Chanell. Sipas avokatëve DVD-ja e dorëzuar nga emisioni”Fiks Fare” ishte bërë një ditë para se të transmetohej videoja në këtë televizion. Në fund të kësaj deklarate ata kanë deklaruar sekjo kishte qenë një sajesë nga ana e Priftit dhe se kishte pasur sfond politik. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori