Avioni i presidentit turk vihet ne dispozicion te Sejdiut
Albeu.com
Presidenti i Turqisë, Abdullah Gul, të mërkurën i ka vënë në dispozicion avionin special të tij, për kthimin në Kosovë, të presidentit, Fatmir Sejdiu. Pas qëndrimit dyditësh në Turqi, kreu i shtetit të Kosovës është dashur që në orët e pasdites të jetë ...... në ceremoninë e varrimit të kryetarit të Komunës së Istogut dhe nënkryetarit të LDK-së, Fadil Ferati, për faktin se ka qenë edhe udhëheqës i Këshillit për varrimin e të ndjerit.

Presidenti Sejdiu, ka deklaruar me të kthyer në Prishtinë, se është befasuar për të mirë, kur në orët e mëngjesit ka marrë lajmin nga autoritetet turke, se ata do ta merrnin përsipër kthimin më të shpejtë të tij në Kosovë. “Sot unë kam marrë një lajm shumë të mirë, që ata nuk kanë dashur ta lënë në rrezik të vonesave kthimin tim dhe kanë ofruar me vullnetin e tyre, pa ndërhyrjen dhe pa kërkesën tonë, aeroplanin special të Presidentit të Turqisë”, ka bërë të ditur presidentit Sejdiu. Ofrimin e këtij shërbimi, presidenti Sejdiu e ka cilësuar si shenjë të miqësisë, të përkushtimit dhe të seriozitetit që ka Turqia ndaj institucioneve të Kosovës.

Gjatë takimeve me autoritetet më të larta të shtetit turk, presidenti Sejdiu tha se ka marrë rikonfirmimin e tyre se do ta mbështesin Kosovën në proceset e mëtejme të shtetësisë, në procesin e zhvillimit ekonomik, në procesin e njohjeve të pavarësisë së vendit si dhe në proceset e tjera të asociimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtare.
Shtuar më 03/02/2010, ora 20:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori