Avionët e vjetër që po shiten për "pesë" lekë
Gjashtë avionë të tipave “AM 2” dhe “Jak” të cilët ndodhen në aerodromin e Kuçovës janë nxjerrë në shitje nga autoritetet shqiptare. Për pesë prej tyre kanë shfaqur interes biznesmenë të huaj, kryesisht grekë dhe italianë.


Mësohet se për blerjen e e një prej avionëve ka shfaqur interes edhe një biznesmen shqiptar i cili kërkon ta ekspozojë avionin në ambientet e një qendre tregtare në Tiranë, çka pritet të tërheqë shumë kureshtarë për të parë nga afër një mjet ajror të Luftës së Dytë Botërore, i tipit rus.

Çmimi i një avioni është rreth 1.5 milionë lekë. Burime nga Aerodromi bëjnë të ditur se dy avionë të tipit “Mig 19” e “Mig 21” të prodhimit kinez do të vendosen në Muzeun e Akademisë Ushtarake në Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2012, ora 14:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori