Avdylajt fusin në sherr Dakon dhe Dukën: Frikacak, dikur i mbaje në krah
Avdylajt, përgjimet dhe akuzat ndaj tyre kanë futur në sherr Vangjush Dakon dhe Agron Dukën.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Repolitix”, në “Report Tv” kryebashkiaku Vangjush Dako tha se në vitin 2013, gjatë gjithë fushatës, Agron Duka ka pasur si krah të djathtë Jasin Avdylin.

Sipas Dakos, Duka nuk ka gojë të flasë për moral dhe të hedhë akuza ndaj tij.

Duka është deputet i PD, në listë i pesti, vjen e thotë që Abdyljat janë familje e mirë i kam njohur në Shijak, dhe vjen më kërkon mua moralin.

Ti thua pse ke folur me Nicen që është vëllai i Astrit Avdylajt, dhe ky thotë që familja është e mirë. Ai është një manipulator dhe frikacak. Vetëm ai nuk ka gojë dhe moral të flasë.

Në vitin 2013, Jasin Avdylin që quhet me emrin Cine, e ka pasur në krah të djathtë në gjithë fushatën.

Është djali i xhaxhait që del në përgjimet e Abdylajve.

Është i ndaluar në këtë grup, dhe ka qenë përkrah Dukës në fushatë kundër PS-së.

Ky është morali që ne flasim, ku kanë moral këta burra, janë totalisht të pamoralshëm“, u shpreh Dako.

Pas këtyre akuzave ka reaguar menjëherë edhe Duka, i cili është shprehur se Dakon e njeh gjithë Shqipëria se kush është dhe se fundi për të është shumë afër.

“Kush je ti dhe çfarë të kanë bërë ata ty (fizikisht dhe moralisht) e di unë, e di Durrësi dhe tani e di gjithë Shqipëria.

Megjithatë mos u bëj merak, fundi është afër dhe është më i ëmbël se tmerri pa fund që ke përjetuar këto kohë!”, shkruan Duka.
Shtuar më 08/06/2019, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori