"Avazi" në pikën kufitare të Kapshticës, dhjetra qytetarë ngelen në mes të rrugës
Më shumë se 50 qytetarë shqiptarë janë bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës teksa shkak mësohet të jetë bërë plotësimi i formularit.

Një nga qytetarët shprehet për mediat se nuk iu lejohet të kalojnë, ndërsa nga plala tjetër vijojnë kalimet. “Po rrimë këtu në doganën tonë, nuk na lejojnë të kalojmë. Tamponin e kemi bërë, kartat i kemi. Kemi marrë lek borxh për të bërë tampomin. Të na zgjidhet kjo e drejtë” shprehet qytetari.

Një tjetër qytetar thotë se prej orës 11 të natës është nisur nga Pogradeci dhe ndodhet ende ne pritje në pikën kufitare. Ai shprehet se do të vijojnë të presin dhe nuk kthehen mbrapa.

“Kemi bërë aplikimin, paguam lekët për regjistrimin ndërsa tani na thonë se nuk është ky që duhet. Tani po na digjet edhe tamponi, 200 euro na ikën, nuk po na lejojnë të kalojmë. Shefi i doganës e ka vendosur këtë” thotë qytetari.

Shtuar më 21/09/2020, ora 12:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori