Autostrada Tiranë-Elbasan, protesta për çmimin e tokës
Banorët e Bërzhitës dhe një sërë fshatrash të tjerë të cilët preken nga ndërtimi i autostradës Tiranë-Elbasan kanë protestuar ditën e dielë duke kërkuar nga qeveria kompensim me çmimin e tregut dhe parapagim, para nisjes së punës.


Sipas tyre vlerësimi për pronën prej 3 mijë lekësh të vjetra për metër katror është qesharak dhe nuk i afrohet fare cmimit të tregut.“Ne nuk do të lejojmë të punohet pa na u plotësuar kërkesat. Qeveria të gjejë një zgjidhje edhe për pronën tonë”- janë shprehur banorët. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2012, ora 16:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori