E FUNDIT/ 159 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
“Autostrada” prangos të katërtin e grupit në Kurbin
Në kuadër të operacionit të koduar “Autostrada”, është vënë në pranga Sebastjan Ajazi, 21 vjeç, i dyshuar si pjestari i një grupi që merrej me grabitje.

"Në vijimësi të arrestimeve të kryera në kuadër të planit operacional “Autostrada”, sot më datë 13.04.2015, ora 11.00, nga ana e strukturave të Komisariatit Policisë Kurbin, u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të katërt, shtetasit Sebastjan Ajazi, 21 vjeç, banues në “Mamurras” Kurbin, i cili ka qënë i shpallur person në kërkim.

Nga kryerja e veprimeve hetimore e proceduriale, ka rezultuar se ky shtetas në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, janë autorë të ngjarjes së datës 05.04.2015, ndodhur në vendin e quajtur “Fushë Mamurras” Kurbin, ku i dëmtuar ka qënë shtetasi Kreshnik Perndoj, banues në Lezhë, i cili në kohën që ka qënë duke udhëtuar me automjetin e tij të tipit BMV me targa AA 869 AG, i kanë dalë përpara dhe i kanë vjedhur me armë katër telefona të ndryshëm celularë, nje shumë të hollash, si dhe disa bizhuteri.

Materialet hetimore e proçeduriale ju kaluan për ndjekje të metejshme Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Kurbin, për vepren penale të parashikuar nga nenet 140-25 te K.Penal “Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim”, thuhet në deklaratën për media të policisë. /albeu.com/

Shtuar më 13/04/2015, ora 14:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori