Pas deklaratës së babait të 22 vjeçarit të vetëvarur në burgun e Rrogozhinës, një qëndrim kanë mbajtur edhe
autoritetet e institucionit, të cilët thonë se kanë nisur hetimet.
Ata kanë hedhur poshtë deklaratën e të atit të të ndjerit se i dha fund jetës për shkak të ngarkesës psikologjike.
Sipas autoriteteve të burgut, 22 vjeçari kishte hyrë në tualet dhe ishte vonuar, raporton Portali "Albeu".
Më tej gardiani e kishte gjetur të vdekur. Të njëjtat burime shtojnë se
Estref Halili, 22 vjeç, nuk kishte pretendime për kushtet dhe se nuk kishte
shenja depresioni. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2017,
ora 12:25