Autori mbante kapele dhe shall, kë kishte takuar më herët Hekuran Billa?
Personi që ka qëlluar mbi 40-vjeçarin Hekuran Billa, mbante në kokë një kapele të zezë me strehë, si dhe një shall për të mos u diktuar.

Hetuesit kanë dyshime të forta se autorët kanë pasur informacione të sakta, për lëvizjet e objektivit të tyre.

Ata kanë ditur lëvizjet e tij, e ndërsa shfrytëzuan mbrëmjen për ti dhënë goditjen fatale. Viktima para se të vinte në Tiranë, kishte qëne në Durrës, ku ishte takuar me disa miq të tij. Burime zyrtare pranë grupit hetimor sqaruan më tej se i ndjeri kishte rregulluar dokumentet e disa mjeteve që ai merrte nga jashtë për biznesin që kishte ngritur në vendin tonë, nga janari i këtij viti, për dhënien me qira të makinave, raporton “abcnews.al”.

Si është realizuar vrasja?

Ka dyshime se Billa është ndjekur nga të paktën dy persona të tjerë, që lëviznin me një tjetër automjet. Ata mendohet se u kane dhënë atentatorëve të dhëna mbi vendndodhjen e Billës. Targa e mjetit te tyre tashmë është identifikuar nga policia, dhe përbën provën më e fortë që mund t’i çojë ata drejt identitetit të autorëve.

Në vendin e krimit, policia sekuestroi të paktën 15 gëzhoja, 11 prej të cilave u derdhën mbi makinën tip BMW që drejtonte Hekuran Billa. Pasi u qëllua me breshëri plumbash, ai humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me dy makina të parkuara në rrugë. Pasi kryen krimin, autorët u larguan menjëherë nga zona, duke i shpëtuar kështu arrestimit nga policia.

Motra e Hekuran Billës, personi i fundit që ia dëgjoi zërin para ekzekutimit, ka zbërthyer telefonatën që patën mbrëmjen e kaluar. Përballë grupit hetimor, motra e Billës ka rrëfyer se gjatë sekondave të pakta, biznesmeni 40-vjeçar i kishte kërkuar që ta takonte.

"Më telefonoi, më tha se donte të më takonte. Dua të të takoj, më tha". Kështu thonë burime nga grupi hetimor, prezent në momentin e marrjes në pyetje të motrës së Hekuran Billës, 40 vjeçarit të ekzekutuar mbrëmë te Komuna e Parisit në Tiranë.

Pas kësaj telefonate, Billa mori rrugën për tek qendra “Kristal”, ku punon e motra, por nuk mbërriti kurrë.
Shtuar më 12/06/2020, ora 23:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori