Autori e qëlloi me plumb në kokë, gruaja e viktimës pa gjithçka: Detaje të reja nga vrasja në Fier
50-vjeçari i identifikuar si Ahmet Toska është gjetur i vrarë nga arma e zjarrit mëngjesin e sotëm në lagjen “Sheq i Madh” në Fier. Pòlicia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, ku autori i ngjarjes nuk është identifikuar ende, ndërsa në zonë janë ngritur disa pika kòntrolli, për të bërë të mundur kapjen e tij.

Toska ka qenë pa precedentë të mëparshëm, dhe njihej prej të gjithëve si një njeri i qetë dhe punëtor. Ai është qëlluar në kokë me pistoletë, teksa kishte dalë nga banesa dhe po ecte pranë një shkolle.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja Toska ka qenë i shoqëruar nga gruaja e tij, të cilën në atë orar e përcillte çdo ditë për në punë. Mësohet se ajo e ka parë të gjithë skenën, ndërsa në lagje janë dëgjuar të ulëritura. Mësohet se autori e ka qëlluar Toskën nga një distancë mjaft e afërt.

Njoftimi i Pòlicisë:

Sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Pòlicisë Fier dhe FNSH Fier.
Shtuar më 26/10/2020, ora 08:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori