Autorë të 200 vjedhjeve, shqiptarët dalin para Gjykatës në Francë
26 shqiptarë kanë dalë sot para drejtësisë franceze.

Ata akuzohen si përgjegjës për 200 vjedhje në Auvergne Rhone-Alpes, por edhe në zona të tjera.

Nga mediat vendase mësohet se shqiptarët janë 19 nga Shqipëria dhe 7 nga Kosova dhe dolën para trupës gjykuese në gjykatë në Saint-Etienne.

Dyshohet se aktiviteti i shqiptarëve është shtrirë nga 2015 deri në fundin e vitit 2017 dhe ata vidhnin kryesisht bizhuteri. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2019, ora 22:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori