Automjeti del nga rruga, humb jetën një person
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në Pogradec, mbi fshatin Malinë.

Një mjet xhip ku brenda tij kanë qenë dy të rinj nga fshati Çezmë, nën efektin e alkoolit ka dalë nga rruga dhe ka bërë tumba për gati 100 m.

Njëri prej të rinjve ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

‘’Të dy shtetasit e mësipërm, u transportuan në Spitalin e Pogradecit ku shtetasi A. K., ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi D. K., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore, informon policia.

Mësohet se të rinjtë kanë konsumuar alkool në një lokal në fshatin Trebinjë dhe janë nisur për të shkuar në shtëpi në fshatin Çezmë, por kanë dalë nga rruga me automjetin.

Nga ana e Policisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Shtuar më 29/08/2020, ora 23:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori