"Autochthonous" në fasadën e Kryeministrisë, Mali i Zi kërkon shpjegime
Pas shfaqjes në fasadën e Kryeministrisë së Shqipërisë flamuri i "Shqipërisë së Madhe", ka reaguar edhe qeveria e Malit të Zi. Ministria e Jashtme malazeze i ka dërguar një udhëzim ambasadës së saj në Tiranë për të kërkuar nga autoritetet shqiptare informacione shfaqjen e "Autochthonous".

Ndërkaq, do të kërkohen edhe informacione shtesë do të kërkohen nga autoritetet kompetente të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë festave të fundvitit, në fasadën e Kryeministrisë shfaqeshin urimet e qytetarëve, por në një moment është postuar dhe shfaqur fotografia e flamurit të "Shqipërisë së Madhe".

I njëjti flamur, me figurën e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, është shfaqur në stadiumin e Beogradit më 14 tetor të vitit të kaluar, gjatë ndeshjes Serbi–Shqipëri.
Po kështu, lidhur me këtë ngjarje edhe Qeveria e Serbisë ka thënë se i ka dërguar notë proteste Tiranës Zyrtare për këtë veprim, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori