Ndërroi jetë "heroi" i tyre, Argjentina vjen me vendimin e madh
Autobusi u përplas me makinën, kush janë viktimat e aksidentit tragjik
Aksidenti i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Varibob i mori jetën 2 personave dhe plagosi 5 të tjerë.

Bilanci tragjik erdhi pas përplasjes së një autobusi me një autoveturë.

Trupat e viktimave dhe të plagosurve janë transportuar për në spitalin e Fierit, ndërsa policia ka shoqëruar shoferin e automjetit që shkaktoi aksidentin.

Dy nga personat që humbën jetën janë Fetah Shahaj, 64 vjeç dhe Durim Lamaj, 50 vjeç.

Ndërkohë të plagosurit janë identifikuar si; Haxhi Lamaj, Menyre Lamaj, Agron Cocalli, Jorgo Meraj dhe Sokol Dhima. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2019, ora 20:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori