Autobuzi me 57 shqiptarë rrëzohet në kanal në Greqi
Një autobus me turistë shqiptarë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanalGreqi.

Sipas informacioeneve paraprake mësohet se në autobus kishte brenda 57 pasagjerë.

Ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në autostradën "Egnatia".

Nga mediat vendase mësohet se autobusi me targë shqiptare po vinte nga Stambolli në drejtim të Tiranës. Mësohet se nuk ka asnjë pasagjerë të lënduar rëndë. Nuk dihen shkaqet e humbjes së kontrollit.
Shtuar më 24/03/2019, ora 22:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori