“Ti qofsh” Artan Hoxha habitet me guximin e Bashës, pikëpyetja që ngre për sigurinë e tij

Sot kreu demokrat Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me gratë demokrate pranë RTSH-së. Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar për këtë takim të tijin, dhe shkruan se është guxim i madh të zhvillosh takim me gra në afërsi të shtëpisë së Berishës dhe zyrës së këtij të fundit.

Hoxha gjithashtu ngre pikëpyetje për këtë guxim, duke thënë se e bën vetëm nëse ka marrë garanci nga Garda e Republikës.

“Eh ç’i ka pjelle belaja Lulit?!!

Prape ne rrethim mbeti. Nuk e di si do dale nga SOPHIE CAFE te RTSH-ja, sepse e kane mberthyer mire ne rrethim, grate dhe te rinjte demokrate te Foltores, si dhe ca tipa te organizates B9…

Nuk e di kush ia ka dhene kete idene, qe te bej takim me gra, ngjitur me Rrugen “Mustafa Matohiti”, apo si njihet ndryshe Rrugica e Sales dhe perpara qendres tregetare COIN, ku Marshalli ka zyren ne katin e 13-te.

Vallahi guxim i marre me duket!!!!

Vetem ne i ka dhene garanci Garda e Republikes, se nuk do i preket asnje qime floku, si me 8 janar te SHQUP-i???!!!

Te shkosh te besh takim me gra, para hundes se Marshallit dhe Myftarit, qe nuk ke lene gje pa u thene dhe te pretendosh se do te presin me “pekule”, ti qofsh!!!!”, shkruan Hoxha./albeu.com


Shtuar 18.01.2022 14:44