Autobusi përplaset me furgonin në Delvinë, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Një aksident me pasojë një të vdekur dhe pesë të plagosur është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Delvinë- Bamatet.

Raportohet se një autobus është përplasur me një furgon dhe se kanë qënë pasagjerët e furgonit që kanë marrë plagë të rënda. Nga të dhënat paraprake të policisë mësohet se një person ka ndërruar jetë rruges për në spital.

Ende nuk dihen gjëndja shëndetësore e të plagosurve nga ky aksident me pasojë jetën. Mësohet se furgoni me targa AA 524 GS devijoi për të shmangur bagëtitë që ndodheshin në rrugë, çka bëri që të përplaset me autobusin.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa uniformat blu po hetojnë mbi këtë rast. /albeu.com/

Shtuar më 03/01/2015, ora 13:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori