Koronavirus në Tiranë? Gruaja që erdhi nga Italia izolohet në QSUT

Koronavirusi dyshohet se ka mbërritur edhe në Shqipëri.

Një grua nga Lushnja e cila prej vetëm dy ditësh ishte kthyer nga
Italia, dyshohet se mund të jetë e prekur nga koronavirusi.

Kjo pasi simptomat e manifestuara prej saj, rezultojnë shumë të ngjashme me virusin e rrezikshëm.

Pas vizitës në spitalin e Lushnjes ajo është dërguar në QSUT, Tiranë, për shkak të dyshimeve.

Mësohet se gruaja ka shfaqut temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje gjymtyrësh, duke ngjallur dyshime se mund të jetë prekur nga koronavirusi, për shkak se Italia është një prej vendeve më të prekura prej tij./albeu.com/


Shtuar 6.03.2020 19:30