AUSTRI/ S’ka prova për të riun nga Tirana i akuzuar për terrorizëm
Shqiptari i arrestuar në Austri nën akuzën e lidhjeve me ISIS duket se nuk ka shumë prova për të. Shqiptari Lorenz K, me prirje kriminale, siç raportojnë mediat vendase, nuk ka planifikuar ndonjë sulm terrorist me bomba në metro.

Ai u arrestua të premten, por marrja e tij në pyetje nga shërbimet inteligjente, nuk ka nxjerrë prova bindëse se ai mund të jetë përfshirë direkt në planifikimin e ndonjë sulmi.

Gjatë marrjes në pyetje, ai ka pranuar se kishte parë video në internet në lidhje me ISIS-n, por nuk ka pranuar të ketë planifikuar ndonjë sulm me bombë.

I riu me nënshtetësi austriake e banues në Neunkirchen, u arrestua të premten në rrugën “Cobra”. Arrestimi u pasua me dhjetëra kërkime në Vjenë dhe në zona të tjera për miq apo bashkëpunëtorë të mundshëm.

Policia austriake ka marrë në pyetje edhe babain e tij, gjithashtu rezident në Austri, i cili ka mohuar që i biri të jetë përfshirë në ndonjë aktivitet të jashtëligjshëm. Mediat austriake thonë se i riu është i biri i dy prindërve nga Tirana dhe banues në Neunkirchen.

Ai është akuzua më herët për vjedhje dhe sulm. Ai dyshohet se gjatë qëndrimit në burg është takuar me myslimanë radikalë, si Mirsad O., predikues i rrezikshëm në Austri. Megjithatë, deri më tani nuk ka prova bindëse për të.

Një sërë avokatësh kanë kërkuar që ta përfaqësojnë, çka do të thotë se është një tjetër provë se ai është i pafajshëm.
Shtuar më 22/01/2017, ora 07:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori