Ministria e
Brendshme e Shqipërisë dhe ajo e Austrisë kanë nënshkruar sot një marrëveshje për "Shkëmbimin e Informacionit dhe Kontrollit të Azilit dhe Migracionit me Republikën Federale të Austrisë". Në takimin e zhvilluar me ministren
austriake Johana Mik-Leitner, ministri shqiptar Flamur Noka tha se marrëveshja bën të mundur, që për herë të parë, të kryhet shkëmbim i ndërsjellte i të dhënave
personale, në luftën kundër çdo lloj trafiku.
Nga ana e saj ministrja e
Brendshme austriake theksoi se nëpërmjet marrëveshjes mund të shkëmbehet me partnerët të dhënat
personale për të luftuar kontrabandën dhe trafikun e qenieve njerëzore. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2013,
ora 18:00