Auron Tare zëvendëson Andis Harasanin
Deputeti socialist Andis Harasani nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama e bëri të ditur këtë vendim në mbledhjen e grupit duke theksuar se largimi i Harasanit është tërësisht personal dhe nuk lidhet aspak me pozicionin e tij kritikë ndaj politikave të lidershipit të Partisë.

Emri që do të zejë vendin e Andis Harasanit si deputet në PS do të jetë Auron Tare. Ai ishte deputeti i radhes në listën zgjedhore të PS, për qarkun e Tiranës.

Auron Tare është një ndër personazhet më të njohur të shoqërisë civile në vend dhe një njeri tejet i dhënë pas historisë dhe kulturës. A i ka studiuar në Akademinë Ushtarake Skënderbej dhe në atë të Sporteve.

Ai është djali i të madhit Isa Tare dhe vëllai i ish futbollistit të Kombëtares së futbollit, Igli Tare. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2012, ora 15:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori