Rusët nisin sulmet në Donetsk dhe Luhansk

Forcat ruse i kanë fokusuar përpjekjet e tyre kryesore në një operacion “agresiv” që synon vendosjen e kontrollit të plotë mbi rajonet Donetsk dhe Luhansk, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në përditësimin e përditshëm.

Ka pasur gjithashtu sulme të vazhdueshme në zonat lindore të vendit, por pa sukses, raporton BBC.

Forcat ruse po vazhdojnë gjithashtu përpjekjet e tyre për të sulmuar Mariupolin, një nga qytetet më të bombarduara dhe më të dëmtuara në Ukrainë. Trupat ukrainase kanë rezistuar nga sulmet në qytet për më shumë se dyzet ditë, tha deklarata.

Ushtria ukrainase gjithashtu pretendon se Rusia po vazhdon të përdorë në mënyrë aktive municione të ndaluara nga ligji ndërkombëtar.


Shtuar 6.04.2022 07:36