“Tani mbarova me ty”, detaje nga vrasja e shqiptarit në Greqi, u qëllua në kokë për një vend parkimi

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e shqiptarit në Pire të Greqisë.

Ai u qëllua me dy plumba në kokë nga një 68-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas një gruaje që ndodhej në mesditë pranë skenës së të shtënave dhe foli për protothema.gr, autori nuk kishte as makinë dhe në fakt shfaqte sjellje obsesive dhe kishte një mosdashje të madhe për parkingjet.

“Ata u grindën. Ai u ngjit në shtëpinë e tij, mori pushkën. Kur u largua tha “tani mbarova me ty”. Priti me këmishë të hapur që të arrestohej. Ai ishte një burrë i çuditshëm Para dy vitesh ka bërë një aksident automobilistik. Nuk kishte makinë por nuk i pëlqenin parkingjet, i konsideronte të paligjshme”, shpjegoi gruaja.

Një tjetër grua që njihte autorin e moshuar tha se ai shpesh shkaktonte probleme dhe debatonte me fqinjët për arsye të parëndësishme.

Gruaja e cila prej vitesh jeton në këtë zonë përmendet në kronikën e rastit tragjik.

“Rreth orës 1 e çerek dëgjojmë të shtëna. Shpërthimi ishte shumë i fortë. Dëgjoj zëra”, shpjegoi gruaja për protothema.gr.

Ajo shpjegoi se autori “ka 16 vjet që zihet me të gjithë, duke krijuar probleme për të gjithë. Nuk është i çmendur, është i keq”, shtoi ajo. “I thanë se parkingu është privat dhe ai nuk e ka kuptuar”.

“Ai binte në makina dhe nuk ngrihej, tani mori pushkën”, tha një grua tjetër që e njihte burrin.

 


Shtuar 15.09.2023 14:22