Audiopërgjimi i vëllait, Xhafaj premton të japë dorëheqjen nëse është i vërtetë
Pëlqej
Fatmir Xhafaj ka vendosur të reagojë ditën e sotme me një status në rrjetin social Tëitter ku ka thënë se në fakt nëse provohet e kundërta për audiopërgjimin Basha duhet të dorëhiqet.

Nga ana tjetër ai deklaroi se nëse rezulton se audiopërgjimi është i vërtetë, do të japë dorëheqjen.

REAGIMI I XHAFAJT
Bashkëqytetarëve të thirrur në protestë, u them sot : Nëse audio përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm. Jam i gatshëm ta bëj këtë pa hezitim.

Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë? E vërteta është vetëm një, dhe vetëm një në këtë rast. Ai që nuk është në anën e të vërtetës, duhet të përgjigjet. Këtë e kërkon interesi i ligjshëm i qytetarëve. #Drejtësiderinëfund /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2018, ora 18:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori