Audiopërgjimi, Agron Xhafaj padit tre deputetët e PD-së

Ditën e sotme Partia Demokratike publikoi audiopërgjimin që përfshinte vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj me trafikantë droge.

Për këtë është përgjigjur vëllai i ministrit, i cili ka depozituar kallëzim penal për 3 deputetët e PD duke i akuzuar se kanë sajuar prova dhe se në fakt zëri në audiopërgjim nuk është i tiji.

Kallëzim penal ndaj tre zyrtarëve të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji, të cilët publikuan të hënën një material, që sipas tyre është përgjim ambiental, që provon se organet ligjzbatuese kanë dijeni për aktivitetin kriminal të Agron Xhafajt, si drejtues i një organizate kriminale që kontrollon trafikun e drogës.

Për më tepër mund të lexoni atë në dokumentin në galerinë që shoqëron këtë lajm. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2018, ora 23:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori