Pesë persona janë plagosur në Berat, pas sherrit mes dy familjeve.
Nga informacionet e marra, konflikti verbal përfundoi në përdorimin e thikave dhe kazmave, mes dy familjeve në lagjen “Barrikade” në qytetin e Beratit.
Konflikti nisi për mbledhjen e ullinjve. Sherri ndodhi mes familjeve Dhana dhe Alibeaj. Nga familja Alibeaj kanë mbetur të plagosur Drita Alibeaj, djali i saj Erjon Alibeaj dhe nipi Altjon Alibeaj.