Lirimi i Alqi Bllakos, Meta: Kishte mundësi të merrte një dado për fëmijët, babai merrte 10 mijë dollarë rrogë

Ditën e sotme kreu i Partisë së Lirisë është duke zhvilluar një konferencë për shtyp me gazetarët.

Gjatë temave të përmendura Ilir Meta nuk ka harruar as atë të ish-deputetit, Alqi Bllako, i cili është liruar nga burgu.

Ai ka theksuar s4e babi i tij merrte 10 mijë euro rrogë dhe ka pasur mundësi të merrte një dado. Sipas tij kjo është një goditje fatale si për sistemin qeverisës si dhe për drejtësinë shqiptare.

Ilir Meta: Sa familjarë janë burgosur për një dritare, ata nuk kanë fëmijë për të rritur, ndoshta nuk kanë as mundësi të paguajnë një dado. Vendimi i djeshëm tregoi që koka e kësaj afere është Edi Rama, nuk janë as Alqi as Lefteri. Kjo është drejtësi më regji. Sepse drejtësia nuk veproi kurrë atëherë kur duhet të vepronte. Fakte flagrante, jo fjalë. Shkelje të hapura nga Edi Rama, Engjell Agacci dhe ministra. Lirimi i djeshëm i Alqi Bllakos është një goditje fatale për sistemin e drejtësisë. Është një humbje morale, e gjitha me urdhër të Edi Ramës. Në vend që lekët të vinin nga Holanda këtu, lekët e qytetarëve shqiptarë shkojnë në Holandë. Por dhe korrupsioni në energji është i llahtarshëm. Investimet nuk kanë sjellë uljen e humbjeve. Janë mbi 2 miliard euro korrupsion në energji. Debitori më i madh janë institucionet shtetërore sepse lekët i përdorin për ahengje./albeu.com