Athinë, nënshkruhet marreveshja TAP
Shqipëria, Greqia dhe Italia nënshkruan në Athinë marrëveshjen ndërqeveritare për ndërtimin e gazsjellësit 'Trans Adriatik'. Për palën shqiptare marrëveshja është nënshkruar nga zëvendëskryeminitri dhe ministri i Ekonomisë Edmond Haxhinasto.



Kjo marreveshje mundëson bashkëpunimin ndërmjet tre vendeve për realizimin e projektit që nëse fiton ndaj rivalit Nabuko shndërron Shqipërinë në nyje strategjike të transportit të gazit natyror nga Kaspiku, në Evropën Perëndimore. Në Shqipëri projekti parashikon shtrirjen në një gjatësi prej 140 km, me një shumë investimesh prej rreth 2 miliardë dollarësh. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2013, ora 14:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori