“U prehsh në paqe”, Manastirliu shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Profesor Pushit

Hematologu Arjan Pushi është ndarë nga jeta dhe lajmin e hidhur e ka konfirmuar dhe ministria e Shëndetësisë.

Ai u prek nga pandemia e koronavirusit dhe nuk ia doli dot mbanë pavarësisht përpjkes së mjekëve.

Ndërkohë ministrja Ogerta Manastirliu shpreh ngushëllimet teksa shkran se kjo është një dhimbje e madhe për familjen, për miqtë e tij, për kolegët, pedagogët e Universitetit të Mjekësisë ku ka shërbyer për shumë vite.

Postimi i Ministres Manastirliu:

Ndarja nga jeta e Profesor Arjan Pushit është një dhimbje e madhe për familjen, për miqtë e tij, për kolegët, pedagogët e Universitetit të Mjekësisë ku ka shërbyer për shumë vite.

Kontributi i çmuar i Profesor Arjan Pushit për mjekësinë shqiptare, do të mbetet i pashlyeshëm ndër breza.

Megjithë përpjekjet e kolegëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv, prof. Arjani nuk ia doli dot, në betejën me virusin e rrezikshëm.

U prehsh në paqe Profesor Pushi!

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Ju jemi pranë në këto momente të vështira!


Shtuar 30.06.2020 12:43