Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën 39 vjeçari

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në aksin Lezhë-Milot.

Një makinë ka dalë nga rruga në afërsi të një karburanti dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi A.I., 39 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Lezhë-Milot ,në afërsi të një karburanti, automjeti me drejtues shtetasin A.I., 39 vjeç, ka dale nga rruga ,i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor punon për sqarimim e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 13.04.2020 07:33